Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në katin e 9 të një pallati ditën e dielë.
Mësohet se personi që kishte marrë apartamentin me qera, shtetasja E.A, kishte lidhje me Berndard Sinamatin, i cili është xhaxhai i Gëzim Sinamatit, që u vra me snajper në Vlorë në janar të 2024.
Mësohet se në momentin që efektivët policorë mbërritën në apartament, Sinamati ishte larguar.
Ai ende nuk është marrë në pyetje nga policia.
Kujtojmë se Berndard Sinamati njihet për përplasjet me Inez Hajrullan.