Vijon të ketë një fluks të shtuar të kalimit në doganën e Kapshticës ku në 24 orët e fundit kanë hyrë në drejtim të Shqipërisë 5655 shtetas dhe kanë dale 2527 të tjerë.
Gjatë orëve të ditës fluksi ka qenë normal dhe nuk ka pasur pritje të gjata. Autoritetet sidomos në këto orë të fundit para festës kanë punuar me 5 deri në 6 sportele në alternim në varësi të fluksit.
Numri i kalimtarëve do të vijojë të jetë i lartë edhe gjatë orëve në vijim pasi shqiptarët që jetojnë në Greqi pritet të kalojë festat në atdheun e tyre.