Ballina Shqiperia ime Nuk njoftoi nje vjedhje,procedohet roja e nje kompanie ndertimi

Nuk njoftoi nje vjedhje,procedohet roja e nje kompanie ndertimi

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. V., 31 vjeç, banues në Mallakastër, me detyrë rojë në një firmë ndërtimi, në fshatin Drenovë, sepse nuk ka njoftuar për vjedhjen e një sasie nafte dhe të një baterie automjeti, që dyshohet se është kryer rreth mesnatës së datës 21.12.2024.
Ndërkaq, shërbimet e Policisë, menjëherë pas kallëzimit të përgjegjësit të firmës, për vjedhjen, po kryejnë hetime me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të tjera të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.