Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim K. M., 34 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasit:
-K. P., 18 vjeç, banues në Portëz, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi një automjet;
-A. K., 28 vjeç, banues në Patos, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin G. K., 44 vjeç, banues në Ballsh, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lëvizje duke cënuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata për veprën penale “Vjedhje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Gjatë orëve të mesnatës, në parkingun e automjeteve pranë karburantit në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Levan, Fier, është përfshirë nga flakët 1 automjet e për pasojë flakët janë përhapur dhe në disa automjete të parkuara afër automjetit që u përfshi nga flakët.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale të automjetet e parkuara.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.