Ballina Shqiperia ime Plagosja me thikë në shkollën e Fierit, flet gjyshja e autorit

Plagosja me thikë në shkollën e Fierit, flet gjyshja e autorit

Një ditë më parë në një gjimnaz në Cakran të Fierit, një 17-vjeçar plagosi me thikë një bashkëmoshatarin e tij, pas një konflikti që pati mes dy adoleshentëve. Shkak u bënë disa foto që autori i ngjarjes kishte publikuar në rrjetet sociale, ndërsa i plagosuri i kërkoi llogari për veprimin që kishte bërë.

Gjyshja e autorit të krimit duke folur për News24 shprehet se nipi i saj ishte i sëmurë, vuante nga shëndeti mendor dhe për këtë ishte edhe në trajtim mjekësor.

Gjyshja tregon se dy nipërit e mitur, djemtë e Fatmirit, i ka rritur ajo, pasi nëna e tyre i ka braktisur.

“Fatmirin e ka lënë gruaja, madje ka lënë edhe dy djemtë e mitur. Ata  i  kam rritur unë, sepse Fatmiri  shkonte të gjente punë për të mbajtur familjen”, shprehet 92-vjeçarja. Sipas saj, nipin e kishin thirrur një ditë më parë 5-6 persona.

“Dje e kishin thirrur dhe i kishin thënë hajde të shikojmë telefonin. 6 vetë ata, një ky. Ia kishin marrë telefonin. Ai djali që u qëllua e kishte qëlluar me shkelm”, tregon gjyshja.

Fatmiri, babai i adoleshentit që goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij,  ka shkuar në spital për ti kërkuar ndjesë familajreve dhe djalit të plagosur.  Fatmiri pohon se djali i tij është i sëmurë, është kuruar edhe në Tiranë, por mjekimin ia kanë ndërprerë.