Ballina Shqiperia ime Grabitet marketi dhe një makinë në Lushnjë

Grabitet marketi dhe një makinë në Lushnjë

Një market është grabitur gjatë natës së kaluar në fshatin Golem i Vogël i Bashkisë së Lushnjës ka rënë pre e vjedhjes gjatë natës.

Por, hajdutët nuk janë mjaftuar vetëm me grabitjen e marketit, por kanë vjedhur dhe një automjet tip “Opel” tek një banesë ngjitur me marketin.

Ndërkohë, mësohet se në marketin në pronësi të Tajar Balit, autorët ende të paidentifikuar, kanë prerë zgavrën e hekurt dhe kane vjedhur vlera monetare dhe artikuj të ndryshëm.

Nga marketi në pronësi të shtetasit Tajar Bali personat ende të paidentifikuar kanë vjedhur marketin pasi kanë prerë zgavrën e hekurt dhe nga të dhënat paraprake kane vjedhur vlera monetare dhe shumë artikuj të ndryshëm.

Burime bëjnë me dije se kur efektivët e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, pas denoncimit për grabitjen e marketit, fqinji ngjitur Rrapush Lulja, ka dalë në oborrin e banesës dhe ka vënë re se i mungonte automjeti i tij. Hajdutët kishin hyrë duke prerë kyçin dhe kishin marrë mjetin tip “Opel”.

U ngrita unë dhe pash policët aty. Dhe shoh nuk kisha makinën. Kisha një Opel,  kanë prerë kyçine portës. Unë jetojë vetëm në këtë shtëpi”, tha Rrapush Lulja në një prononcim për mediat.

Grupi hetimor dyshon se hajdutët i kanë transportuar mallrat e grabitura në market me automjetin e vjedhur tek banesa ngjitur.  Policia po punon për të bërë të mundur identifikimin e hajdutëve pasi dyshohet se kanë qenë disa persona