Në fshatin Shempjetër të Fierit, banorët janë të tronditur pas lajmit të rëndë për vrasjen e Albes, nënës së dy fëmijëve, e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Shtepia e familjes Cenko është e mbyllur, pasi nëna e Kastriotit, që jeton e vetme, është larguar një javë më parë për në Greqi, ku jetojnë edhe tre djemtë e saj. Gjithsesi, banorët e zonës flasin me respekt për Alben, duke e kujtuar si një grua të mirë dhe punëtore.
“Nusja e djalit tim dhe Alba ishin motra.Ata kishin vite që jetonin në Greqi. Lajmin e rëndë e morëm vesh mbrëmë nga mediat. Alba ishte vajzë e mirë dhe e sjellshme, shprehet Yllka Sako vjehrrra e motres së Albes.
Familjarët e Albes kishin ditë që përpiqeshin të lidhnin kontakt me të, pasi ajo nuk përgjigjej në telefon. Kur e pyesnin Kastriotin, ai u përgjigjej se Alba ishte larguar nga shtëpia me të dashurin dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj.
Vetëm mbrëmjen e djeshme familja e Albes mësoi përmes mediave se vajza e tyre, nënë e dy fëmijëve, ishte vrarë nga bashkëshorti. Sipas policisë greke, Kastrioti ka pranuar krimin, duke deklaruar se ai e kishte kryer për motive xhelozie.