Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. A., 40 vjeç, L. M., 36 vjeç, dhe B. M., 41 vjeç, të tre banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, pasi janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. P., 18 vjeç, D. H., 23 vjeç, dhe D. N., 20 vjeç, pasi kanë goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.