Ballina Bota Vritet shqiptari në Itali, baba i dy fëmijëve, shoqërohet një i dyshuar.

Vritet shqiptari në Itali, baba i dy fëmijëve, shoqërohet një i dyshuar.

Vritet një 42-vjeçar shqiptar në Itali. Viktima i identifikuar si Nikolin Nika u gjet me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës në qafë. 

Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve të urgjencës, 42-vjeçari vdiq për shkak të hemorragjisë. Ngjarja ndodhi para një bari në Val Nure Bettola, në Piacentino. Pak më vonë policia arrestoi në qytet një person të dyshuar si autor të krimit.

Viktima jetonte prej vitesh në Bettola me familjen e tij dhe punonte në një kompani të lëndëve të drurit. Ai la pas gruan dhe dy fëmijët.

Ai kishte tre plagë të thella në qafë, ndoshta të shkaktuara me një kaçavidë ose thikë.

Brenda pak orësh karabinierët arrestuan një bashkatdhetar të dyshuar për vrasjen: karabinierët po hetojnë për të vlerësuar faktet dhe motivin. Sipas rindërtimit më të mundshëm, burri ishte përfshirë në një debat.

I dyshuari u dërgua në mbrëmje në kazermën e komandës provinciale të karabinierëve në rrugën Beverora për t’u marrë në pyetje.