Arrest me burg për 14-vjeçarin M.P., i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani.
Seanca gjyqesore eshte kryer brenda ambienteve të një spitali privat ndaj Mario Prelleshit, 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi rëndë shokun e tij gjatë një sherri.
VENDIMI:
1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.
2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”, ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.
5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë