Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se në muajin gusht u shënuan gjithsej 590 kërkesa për azil në gusht, duke shënuar nivelin më të lartë që nga muaji maj.
Sipas Eurostat, për periudhën janar-gusht u regjistruan gjithsej 4900 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë, me një rënie prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe pothuajse sa gjysma e vitit 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i viteve të fundit.
Shtetet më të preferuara për azil mbeten Franca, e ndjekur nga Gjermania e Italia.
Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune.
Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.
Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.
Në vetëm dy vjet, shtetet e BE-së kanë dhënë gati 39 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë që kanë ikur për të punuar. Shifra e ikjeve përmes lejeve të punësimit është disa herë më e lartë sesa e aplikimeve për azil.
69 270 kërkesa për azil në gusht 2024 në BE
Në gusht 2024, 69 270 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej gati një çerek (24.8%) krahasuar me gushtin 2023 (92 055).
69 270 qytetarë jo të BE-së aplikuan për azil për herë të parë në vendet e Bashkimit Europian, një rënie prej 24.8 për qind krahasuar me gushtin e një viti më parë.
Aplikimet përsëritëse patën një rritje prej 4.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë, duke regjistruar në total 6,285 aplikime.
Në gusht 2024, sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (13 340 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 605) dhe venezuelasit (4 690).
Gjermania (18 425), Spanja (10 580), Franca (10 035) dhe Italia (9 620) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 70% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në BE.
Shkalla totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në gusht 2024 ishte 15.4 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (59.9), përpara Irlandës (31.5).
Gjithsej 2 980 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (1 090), Afganistani (360), Egjipti (275) dhe Somalia (225).
Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (715), e ndjekur nga Bullgaria (480), Holanda (440), Greqia (365) dhe Belgjika (230).