Rreth orës 12 e 20 të kësaj të enjte forcat e policisë kanë marrë njoftim për një plagosje me thikë.
Gjithçka ka ndodhur për një konflikt banal të çastit në qytet studenti ku mësohet se 19-vjeçari A. Ajazi ka goditur bashkëmoshatarin e tij A. Demiraj jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë i dëmtuari është dërguar në spitalin e traumës ku është konstatuar se ishte qëlluar 8 herë ku disa plagë i gjoks dhe duar por pas ndërhyrjes është në gjendje të stabilizuar.
Mësohet po ashtu se të dy të rinjtë ishin student në një universitet privat. Fatmirësisht konflikti përfundoi me plagosje të lehtë ndërsa autori u vu në pranga
Tragjedia e 14-vjeçarit duket se nuk ka reflektuar tek të rinjtë. Madje një nxënës 13-vjeçar në Devoll u kap me biçak në çantën e tij.
Në deklaratë thuhet se i mituri nuk ka shfaqur më parë shenja agresiviteti, ndërsa pas konstatimit ai u pyet në prani të psikologut dhe punonjësit social të shkollës.