Ballina Aktualitet Vra*ja e 14-vjeçarit/ Rama: Po mendojmë mbylljen e plotë të ‘Tik Tok’...

Vra*ja e 14-vjeçarit/ Rama: Po mendojmë mbylljen e plotë të ‘Tik Tok’ dhe ‘Snapchat’

Kryeminsitri Edi Rama foli sot për herë të parë për vrasjen e 14-vjecarit pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.

Duke theksuar rrezikun që vjen nga presionin i rrjeteve sociale, Rama tha se qeveria do të hedhë për diskutim të gjerë me prindërit, mbylljen e plotë të tik-tok dhe të Snapchat në territorin e Republikës.

Rama: Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjcar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo snap chat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla.

Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje.

Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord. Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat.

Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike. Austrial e Franca po diskuton vendosjen si kusht hapjen e një llogarie on line të fëmijëve.

Por tej këtyre përpjekjeve, porblemi ende I hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre.

Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti i tyreështë i ulët ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të tik tok dhe snap chat.

Do e hedhim për diskutim të gjerë.