Ballina Shqiperia ime Proteste para Parlamentit kunder projekt-buxhetit 2025

Proteste para Parlamentit kunder projekt-buxhetit 2025

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike po zhvillon protestë përpara parlamentit të Shqipërisë.

Protesta mbahet kundër miratimit të projekt-buxhetit të vitit 2025 në parlament.

Në protestë janë të pranishëm anëtarët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë.

Në tubim kanë qenë të pranishëm edhe shumë pensionistë, duke kërkuar që pensionet të rriten me 20 përqind. Opozita është kundër miratimit të projekt-buxhetit, duke e konsideruar atë “antisocial”.