Ballina Shqiperia ime Me lule dhe qirinj aty ku ndodhi ngjarja, prekin shokët e 14-vjeçarit...

Me lule dhe qirinj aty ku ndodhi ngjarja, prekin shokët e 14-vjeçarit që u godit me thikë në zemër

Shokët e shoqet e klasës së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër ditën e djeshme (18 Nëntor) kanë vendosur foto të tij dhe karafila në vendin ku ndodhi krimi, pranë shkollës “Fan Noli” ku ndodhi sherri i përgjakshëm mes bashkëmoshatarëve.

“Qofsh i xhenetit vëllai jonë”, shkruhet në fotot e viktimës të vendosura në vendin e krimit.

Ndërkohë bashkëmoshatarët e tij kanë vendosur buqeta me lule në bankën e klasës ku ulej 14-vjeçari, e cila sot është bosh.