Tashmë hetimet për këtë rast vijojnë të jenë në udhëkryq, pa asnjë person të dyshuar.
Ndërsa disa pista hetimore deri tek ndonjë marëdhënie e mundshme intime që mund të ketë pasur viktima, nuk ka sjellë asnjë rezultat.Babë e bir, janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u ndaluan në kushtet e flagrancës teksa po kalonin me kamion në pikën e kalimit kufitar Kapshticë.
Dashamir Hamzaraj dhe Amanti Hamzaraj, janë prangosur pasi gjatë kontrollit të kamionit që drejtonin policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 10 kg lëndë narkotike të llojit hashash.
Babai dhe djali, e kishin ditën e parë të punës ku po udhëtonin për llogari të një firme private, e cila i kishte udhëzuar për të shkuar në Greqi.
Por teksa kanë kryer veprimet e kontrollit në pikën e kalimit kufitar, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg hashash të fshehur në pjesët e brendshme të kamionit.
Kaq ka mjaftuar që babë e bir të arrestohen për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.