Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier kapën në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim A. A., 31 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.
Në vijim të veprimeve procedurale Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin A. A., i cili do të transferohet në IEVP për të kryer dënimin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Xh. S., 65 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin J. B., 71 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.