Është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.Agolli është parë të futet këtë pasdite në ambientet e SPAK, ndërsa nuk dihet arsyeja se përse është thirrur.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se Agolli është pyetur në lidhje me një hetim të nisur kryesisht 2 vjet më parë nga SPAK në lidhje me një tender me vlerë 500 mijë USD të FSHZH për një menu të projektit të “100 fshatrave”.Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit, por më pas procedura u anulua.