Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin
Dragostunjë, Librazhd, ku një grua e moshuar rreth 75 vjeçe ka humbur jetën pasi eshtë goditur nga dashi i kopesë së saj.
Gruaja, e cila po kulloste bagëtitë, është goditur fuqishëm në kokë dhe ka ndërruar jetë në vend nga plagët.
Ajo jetonte e vetme në fshat, ndërsa fëmijët e saj janë vendosur në Tiranë dhe Angli.