Ballina Aktualitet Berisha paralajmëron protestë rreth Parlamentit ditën e miratimit të buxhetit

Berisha paralajmëron protestë rreth Parlamentit ditën e miratimit të buxhetit

Miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit ku qytetarët, pensionistët, fermerët, bizneset e vogla të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe në parlamentin e krimit”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Ish-kryeministri tha se PD do të paraqesë amendamentet në komisione dhe seancë plenare, por se sipas tij “ato nuk pranohen nga qeveria, e cila ka një synim, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale”.  “Paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që në mbledhjen e parë të parlamentit shumicë të PD, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë“, u shpreh ai.

Kryetari i PD deklaroi gjithashtu se mosbindja civile do të vazhdojë me të gjitha format e saj, duke e quajtur si “levën e Arkimedit”.

“Mosbindja civile mbetet Leva e Arkimedit për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë. Për vendosjen e qeverisë teknike dhe rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë, tha Berisha.