Ballina Shqiperia ime Gjendet një person i plagosur në një rrugë dytësore të autostradës Tiranë-Durrës

Gjendet një person i plagosur në një rrugë dytësore të autostradës Tiranë-Durrës

Sipas informacioneve paraprake një person është gjetur i plagosur me thikë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës pranë një qendre tregtare.

Raportimet paraprake në polici thonë se kemi të bëjmë me një vetëplagosje. 
Blutë njoftojnë se 60-vjeçari, i identifikuar si shtetasi Bardhyl Hysenaj , po merr ndihmën mjekësore në spital, ndërsa dyshohet se është vetëlënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën dhe për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me plagosje apo vetëplagosje me thikë.