Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Z., 24 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe
Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. D., 43 vjeç, banues në Patos, V. Z., 21 vjeç, banues në Ballsh, dhe Xh. Sh.(Gj)., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kanë përfituar shuma parash nga shtetas të huaj, nëpërmjet mashtrimit, duke iu ofruar viza elektronike të falsifikuara.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues shtetasin G. T., 48 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. N., 43 vjeç, Sh. P., 60 vjeç, dhe Q. P., 64 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.