Pas lajmit për një plagosje në Korçë, burimet nga policia bëjnë me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur njw vajzë e cila është ishpartnerja e autorit.Autori dhe ishpartnerja e tij janë përfshirë në një konflikt. Vajza e plagosur raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.
Shkak i konfliktit ka qënë ndarja mes tyre ku sipas informacioneve autori ka qënë i dënuar më parë edhe për përndjekje.
Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e ngjarjes, mësohet se i dyshuar është Ilia Cani i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.