Ballina Bota Kush i fiton zgjedhjet ne SHBA? Profesori që ka bere parashikimet per...

Kush i fiton zgjedhjet ne SHBA? Profesori që ka bere parashikimet per 42 vjet ka thene se kete vit eshte nervoz

Historiani Allan Lichtman, i cili ka parashikuar saktësisht nëntë nga dhjetë zgjedhjet e fundit presidenciale, tha se ende beson se Kamala Harris do të mundë Donald Trump, por këtë vit ndihet nervoz për parashikimim.Kam bërë këtë për 42 vjet dhe çdo katër vjet kam flutura në stomak, por këtë vit, mendoj se kam një grumbull korbash në vend të fluturave.”

Lichtman theksoi se sondazhet që tregojnë një garë të ngushtë mes kandidatëve në shtetet kyçe nuk e shqetësojnë.
Ai beson në sistemin e tij të quajtur “13 Çelësat për Shtëpinë e Bardhë” dhe ende mendon se Harris do të bëhet presidentja e ardhshme.Kush është Allan Lichtman?

Para se të merrte titullin “Profesor i Nderuar” në Universitetin Amerikan në Ëashington, D.C., Lichtman, 77 vjeç, fitoi një doktoraturë në historinë moderne amerikane dhe metodat sasiore në Harvard.

Ai është më i njohur për krijimin e sistemit të parashikimit presidencial që përdor trembëdhjetë deklarata të vërteta ose të gabuara. Kur pesë ose më pak janë të gabuara, pritet që kandidati i partisë në pushtet të fitojë; kur gjashtë ose më shumë janë të gabuara, pritet që partia sfiduese të fitojë. Këtë vit, Lichtman tha se të paktën tetë nga çelësat favorizojnë Harris.

Duke përdorur këtë sistem, ai ka parashikuar saktësisht rezultatin e çdo zgjedhjeje që nga viti 1984, përveç garës së ngushtë në vitin 2000, ku republikanët George Ë. Bush mposhtën demokratin Al Gore.