Identifikohet i riu që mbeti i vrarë në Elbasan. Burimet bënë me dije se viktimae shpërthimit me eksploziv është identifikuar si Kristi Agron Balukja.
I riu ishte duke i vendosur eksploziv makinës së 40-vjeçarit Renato Çepa, por lënda plasëse shpërtheu aksidentalisht, ndoshta para kohe duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Ai ndërroi jetë në spital.
Policia njoftoi se rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.