Ballina Shqiperia ime Meta zhvillon takimin e parë me familjarët, ja kush e vizitoi sot...

Meta zhvillon takimin e parë me familjarët, ja kush e vizitoi sot te 313-a kreun e PL

Në qeli prej 1 jave, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot takimin e parë me familjarët e tij në ambientet e paraburgimit 313-të.

Mesohet se SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti i Republikës të vizitohet në burg nga të afërmit.

Mësohet se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.

Gjatë këtyre ditëve, Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Ndërsa në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, Meta është vizituar nga djali, Besar Meta.

Ilir Meta u la në arrest me burg nga GJKKO për akuzat e korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, gjatë seancës që u zhvillua në 23 tetor për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun gjykata vendosi detyrim paraqitje. GJKKO ndryshoi masën e sigurisë vetëm për ish-drejtorin e AKEP, Pirro Xhixho, i cili nga arrest shtëpie u lë na detyrim paraqitje.