Aksidentet rrugore u rriten me 52.7 per qind ne shtator te ketij viti krahasuar me shtatorin e nje viti me pare.
Të dhenat zyrtare paraprake te publikuara
nga Instituti i Statistikave tregojne se ne muajin e 9 te vitit numërohen 142 aksidente rugore, si rezultat i te cilëve numërohen 195 të aksidentuar (te vrare dhe te plagosur).
Si 9 mujor numri aksidenteve shënoi 1228 me një rritje 42.3 per qind ne raport me 9 mujorin e nje viti më pare. INSTAT vlerëson
se gjate këtij nëntemujori te 2024
vdekshmëria n aksidente rugore shtë 9,3
për 100 aksidente, nga 16,1 që ishte në të njëjtën periudhe te një viti me parë.
Duke u ndalur ne shkaqet që kanë sjellë
aksidentet te dhenat tregojne se, ne 94,4%
te rasteve, kanë ndodhur si pasoje e sjelljes së drejtuesit te mjetit.
Numri me i larte i aksidenteve, në këtë
periudhe, shte kryer nga grup-mosha
vjeç, duke zëne 26,1% të numrit të
aksidenteve gjithsej
“Në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,0%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 11,3%.
Numri me i larte i aksidenteve rrugore ka ndodhur pergjate harkut kohor 19:00-24:00, duke zene 26,8% te numrit te aksidenteve rrugore gjithsej” thuhet në publikimin e INSTAT sa i takon aksidenteve rrugore.