Një familje shqiptare është përfshirë në aksident në aksident në zonën e Cremasca në Itali ku për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka. Mediat italiane shkruajnë se në aksident janë përfshirë 3 makina.
Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, sipas mediave italiane, u përplas kokë më kokë me makinën ku ndodhej viktima së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Një makinë e tretë, “Ford Fiesta”, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera. Lidhur me ngjarjen mësohet se ambulanca transportoi nënën dhe dy fëmijët, një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare, drejt spitalit.