Ballina Shqiperia ime Skema Kombëtare financon 59,621 fermerë

Skema Kombëtare financon 59,621 fermerë

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024.

AZHBR, bën të ditur se, deri më sot janë 59,621 fermerë të financuar me një fond prej 2,18 Miliard lekësh, ndërkohë po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë.

Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara- fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.