Ballina Shqiperia ime Fier-Tentoi të dig*jte prindërit e tij se nuk i dhanë 10 mijë...

Fier-Tentoi të dig*jte prindërit e tij se nuk i dhanë 10 mijë lekë, 42-vjeçari do shtrohet në spital psikiatrik

Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik ka vendosur trupi gjykues për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, autori i dyshuar i vënis së zjarrit në banesën e tij dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier ku shpëtuan fatmirësisht prindërit e tij Shaqir dhe Selside Sulejmanaj, e ëma e paralizuar.Seanca ka nisur me 30 minuta vonesë dhe trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokat kryesisht Ervis Hajdarmataj

Në sallën e gjyqit, gjatë marrjes në pyetje, 42-vjeçari Sulejmanaj nuk ka pohuar asgjë.Pasi ka dëgjuar akuzën dhe mbrojtjen, gjyqtarja Miranda Naka ka vendosur masën e shtrimit të detyrueshëm në spital psikiatrik për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj.

Sipas burimeve policore në dëshminë e tij para uniformave blu të Fierit, 42- vjeçari, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, përkundrazi ka qenë tepër i qetë. Shkaku i zjarrvënies ka qenë sepse i ka kërkuar babait 10 mijë lekë të vjetra, por ai ka refuzuar t’ia japë. Kjo e ka nxehur 42- vjeçarin duke spërkatur shtëpinë me benzinë dhe duke i vënë zjarrin.

Jepet vendimi: Tentoi të dig*jte prindërit e tij se nuk i dhanë