Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. H., 29 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;
-M. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa;
-E. Q., 28 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.