Ballina Shqiperia ime Aksident në Vlorë – Fier, makina del nga rruga, shoferi përfundon në...

Aksident në Vlorë – Fier, makina del nga rruga, shoferi përfundon në spital

Një aksident është shënuar mesditën e së martës në autostradën Vlorë – Fier, pranë zonës së fshatit Panaja.
Mjeti tip BMW që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë trafikndarëses. Nga aksidenti ka dëme të shumta në makinë dhe lëndine të lehta për drejtuesin e mjetit, i cili u shoqërua me ambulancë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë që policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.