Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Ilir Metës.
Mësohet se kreu i PL është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar nga policia dhe Renea.Ilir Meta ka qenë duke udhëtuar me makinë kur e kanë ndaluar, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga shoferi i tij.
Meta ishte nisur drejt selisë së Partisë së Lirisë, ku ai kishte parashikuar të mbante edhe një konferencë për mediat.