Ballina Shqiperia ime Shpallet zyrtarisht thirrja për pozicionet vakante të 12 Drejtuesve të Policise Qarqeve

Shpallet zyrtarisht thirrja për pozicionet vakante të 12 Drejtuesve të Policise Qarqeve

Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda shpalli zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e 12 drejtuesve të qarqeve.

Mesohet se thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 28 tetor në faqen zyrtare të Policisë.

Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë në Komisionin te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një kërkesë me shkrim, ku shprehin interesin për të aplikuar.