Opozita nuk heq dorë, përplasje me Gardën, çahet gardhi metalik, deputetëve iu bashkohen dhe protestuesit e bashkisë
Tensione jashtë sallës së Parlamentit. Përsëritet skenari i dy jave më parë. Deputetët e PD tentojnë të hyjnë në seancë dhe të largojnë gardhin metalik, por nuk janë lejuar nga Garda. “Mos mbroni hajdutët dhe kriminelët. T’u vijë zor”, dëgjohet të thuhet nga deputetët e PD. Deputetët e papërjashtuar kanë pasur probleme për të hyrë, por ata që kanë qenë brenda kanë mbledhur karriget në foltore. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nisi punimet e seancës mes protestës së deputetëve opozitarë jashtë Kuvendit dhe kaosit brenda Parlamentit.