Ballina Aktualitet Tensione te Kuvendi, deputetët e PD përplasen me Gardën

Tensione te Kuvendi, deputetët e PD përplasen me Gardën

Demokratët kanë mbërritur në Kuvend dhe janë përplasur me Gardën.“Po mbroni kriminelët, hapuni, t’ju vijë zor, legena, shërbejini Edit”, kanë thënë ata.Ndërkohë që jashtë Kuvendit ka tensione mes Gardës dhe deputetëve të PD të cilët nuk lejohen të hyjnë në godinë, disa kanë mundur të futen por nuk lejohen të jenë një sallën ku po zhvillohet seancë.

Deputetët Jorida Tabaku,Albana  Vokshi Sorina Koti, Greta Bardheli, Petrit Vasili Erisa Xhixho Bujar Leskaj Lindita Metaliaj Tomorr Alizoti, Ilda Dhori kërkojnë jenë pjesë e seancës.

Ndërkohë kryetarja Elisa Spiropali ka nisur seancën, ndërsa anëtarët e opozitës që janë në sallë kanë krijuar kakofoni duke shkaktuar zhurma dhe duke u rënë tavolinave.