Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi të mërkurën provincën Malatya të Turqisë lindore, tha autoriteti i vendit për fatkeqësitë dhe emergjencat AFAD.
Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo viktima.Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti kishte një magnitudë 5.9 ballë dhe ishte në një thellësi prej 9 km (5.6 milje) nën tokë.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë thotë se tërmeti është ndjerë në provincat Hasakah, Deir Al Zor dhe Aleppo.