I vëllai i Gramos dhe Lavdimir Kurtit, që u vranë me breshëri plumbash nga Altin Kuka, ka rrëfyer dinamikën e krimit të dyfishtë.Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai deklaroi se sherri nisi pas një konflikti mes djalit të Gramosit (viktimës) dhe një punonjësi të Altin Kukës, ku u përfshi edhe djali i këtij të fundit.
Shkon djali i Altinit dhe i thotë “çfarë ke me këtë” dhe e godet nipin tim nga dy herë me levë. Nipi ishte kthyer dhe kaq ka qenë momenti”, rrëfeu i vëllai i viktimave.
Ai ka treguar se pasi Gramos i kishte shkuar në banesë Altinit për sqarim djali i këtij të fundit e kishte qëlluar me armë, por pa arritur ta prekin plumbat.
Më pas, Altin Kuka i ka shkuar viktimave tek lokali i tyre dhe është ulur të pijë kafe në tavolinë me ta dhe në atë moment i ka dërguar SMS djemve “më sillni automatikun”.
Pasi i ka marrë djemve automatikun, 49-vjeçarin Altin Kuka ua ka drejtuar armën dy vëllezërve duke qëlluar fillimisht Gramosin dhe më pas Lavdimirin.
Krimi i dyfishtë ndodhur mesditën e 10 Shtatorit në fshatin Kurtaj, Roskovec, ku 49-vjeçari Altin Kuka rreth orës 14:00 ka qëlluar për vdekje vëllezërit, Lavdimir dhe Gramos Kurtaj.
Vëllai i viktimave: “Kishin debatuar djali i vëllait, Gramosit kishte debatuar me një punëtor, që e mbanin këta për të shitur pulë në pulari. Shkon djali i Altinit dhe i thotë “çfarë ke me këtë” dhe e godet nipin tim nga dy herë me levë. Nipi ishte kthyer dhe kaq ka qenë momenti.
Vëllai, Gramosi së bashku me djalin i shkojnë në shtëpi për sqarim, djali i këtij nxjerr pistoletën dhe qëellon në drejtim të Gramozit. Vëllai ka ikur me vrap dhe shkon tek puna, gjithashtu edhe vëllai shkon atje për të pirë kafe.
Altini shkon në shtëpi përgatit gjërat dhe u shkon vëllezërve të mi tek puna, ulet me vëllezërit e mi dhe po pinte kafe. U kishte dërguar SMS fëmijëve që sillni automatikun këtu.
I thotë nipin më sill ujë të blerë, ndërkohë vijnë dy djemtë e këtij së bashku me një person tjetër me automatik. I thotë vëllai djalit të Altinit “ku shkon ti me automatik”, duke qenë me këtë në tavolinë. Ky ngrihet dhe i thotë “Çfarë bën” dhe mori automatikun. Vëllezërit menduan se i mori automatikun djalit dhe e la me kaq këtë muhabet. Por i kthehet me automatik qëllon fillimisht mbi Gramozin dhe më pas mbi Lavdi, qëllon dhe nipin tjetër me automatik e më pas ikën me vrap.
Kjo ka qenë historia e vëllezërve të mi, po e qerasnin me kafe.