Ballina Shqiperia ime Automjeti përplas këmbësoren, ndalohet shoferi

Automjeti përplas këmbësoren, ndalohet shoferi

Një aksident ka ndodhur në rrugën transballkanike, në afërsi të qendrës së qytetit të Vlorës.

Një automjet ka goditur një grua, e cila ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aktualisht, nuk dihet se si është gjendja e saj shëndetësore.Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia për hetime të mëtejshme.