Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan – Pishporo në vendin e quajtur Qarr. Një automjet ka paplasur 36 krere bageti (dele), te cilat kanë qenë duke kaluar rrugën. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit , ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor.
Çobani i tyre, në një prononcim ka deklaruar se kanë qenë dy makina me shpejtësi që po parakalonin njëra tjetrën, ato që shkaktuan aksidentin.
Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin 2 makina u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin po parakalonin njëri tjetrin, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai.