Ballina Shqiperia ime Arrestohet 53 vjecari ne Fier

Arrestohet 53 vjecari ne Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan shtetasin S. M., 53 vjeç, banues në fshtatin Frakull e Madhe, pasi ka kryer veprime të turpshme në banesën një shtetaseje, në praninë e saj dhe të vajzës së saj të mitur;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

•E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi për motive të dobëta ka goditur me gur automjetin e një shtetasi;

•I. V., 64 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.