Ballina Shqiperia ime Arrestohet 23 vjecari, policia e kap me droge ne makine

Arrestohet 23 vjecari, policia e kap me droge ne makine

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kapën në flagrancë shtetasin E. K., 23 vjeç, banues në fshatin Remas, Divjakë. Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Divjakë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Fier, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi pasi nga kontrolli i ushtruar në 2 automjete në pronësi të tij të parkuara në oborrin e banesës, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 12.000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.