Ndërron jetë futbollisti i kombëtares së Greqisë, George Baldock. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ai u gjet i vdekur në pishinën e rezisdencës së tij në Athinë, këtë të mërkurë.
Për të kuptuar më shumë për ngjarjen, gjithçka do të mësohet në orët në vijim, atëherë kur do të vijë edhe njoftimi zyrtar. Baldock është impenjuar së fundmi në vendin e tij, me Panathinaikos, skuadër ku luajti 3 ndeshje. Gjatë karrierës, 31-vjeçari ka luajtur për Sheffield United, Mk Dons dhe Oxford United në Angli.