Cmimet e tregut te fruta – perimeve ne Fier po njohin rritje ne kete periudhe qofte ne perimet e stines por edhe te serave. Edhe pse qarku Fier njihet per prodhimtari te larte te produkteve bujqesore vendase kjo nuk ka ndikuar ne vendosjen e cmimeve te arsyeshme per xhepin e konsumatorit. Ne nje monitorim te cmimeve ne diten e sotme ne tregun e fruta perimeve ne Fier cmimin me te larte ne tregun e fruta perimeve ne Fier eshte spikatur tek mashurka, kungulli dhe spinaqi qe nje kg kushton 300-350 leke te reja .
-1 kg mashurka 350 leke te reja
– Spinaq 250-300 =======
– Speca 80 – 100 =======
– Domate 170-200 =======
– Kastravec 100- 120=======
– Brokoli 250-300=======
– Presh 80- 100 =======
– Patate 80-100=======
– Hudhra 200-220======
Bleresit po njihen me cmime teper te larta per stinen e tanishme duke u shprehur se cmimet e tregut jane te pa perballueshme.
Sipas tregetareve ne Fier mesohet se nje ndikim ne cmimet e larta kane te bejne me kerkes ofertat e tregut qe diktohen nga prodhuesit. Megjthese fuqia blerese eshte reduktuar se tepermi deri ne 40% nga e njejta periudhe e nje viti me pare tregetaret e justifikojne rritjen e cmimeve me rritjen e sherbimeve , transportit etj te cilat kane pesuar rritje
Qarku Fier ka nje prodhim prej 500 mije ton te perimeve, ku gati 15-20 % shkojne per eksporte.NEOALB