Ballina Shqiperia ime Digjet një kamion në Bypass-in e Fierit

Digjet një kamion në Bypass-in e Fierit

Një mjet tip kamion eshtë perfshirë nga flakët në Bypass-in e Fierit prane Spitalit “Memorial”.Në vendngjarje kanë mberritur dy mjete zjarrfikese për të mundesuar shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip kamion me drejtues shtetas E. H., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.