Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.
Sipas burimeve për mediat, zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve.Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në kompjuterin e zyrës së një inspektori.
Policia njofton se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e menjëhershëm të zjarrit duke mos lejuar përhapjen me tej.
“Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm dhe është verifikuar gjithçka çfarë ka pasur brenda zyrës inspektori”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.