Ballina Shqiperia ime Aksident ne Levan- Tepelenë, te plagosur 6 pasagjerë

Aksident ne Levan- Tepelenë, te plagosur 6 pasagjerë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.

Dy furgonë janë përplasur me njëri- tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë. Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta  janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.