Pas përplasjeve në dyert e Parlamentit, deputetët e PD-së kanë sjellë në Parlament disa manekinë. Deputetët e PD-së i kanë vënë flakën 4 manekinave që i sollën përpara derës kryesore të parlamentit.
Në kokat e tyre janë vendosur fotot e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj, vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, vëllait të ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj.