Ballina Shqiperia ime Garda nuk lë deputetët e përjashtuar të futen në sallë

Garda nuk lë deputetët e përjashtuar të futen në sallë

Deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda.

PBëhet fjalë për 24 deputetët e përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.