Ballina Bota Media italiane jehonë revoltës së opozitës shqiptare në Kuvend

Media italiane jehonë revoltës së opozitës shqiptare në Kuvend

Artikulli i publikuar nga “La Stampa” i bën jehonë protestës së opozitës në Shqipëri, duke theksuar veprimet në shenjë revolte të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët i vunë flakën karrigeve në hyrje të Parlamentit.Ky akt simbolik, i cili u krye në shenjë proteste ndaj dënimit të deputetit Ervin Salianji, u pasqyrua në mediat ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen mbi tensionet politike në vend dhe rolin e rëndësishëm të opozitës në këtë kontekst.

Reagimi nga jashtë tregon se kriza e brendshme politike në Shqipëri po ndiqet me interes të veçantë nga mediat prestigjioze, duke reflektuar shqetësimin për situatën e demokracisë dhe drejtësisë në vend.

ARTIKULLI:


Tensione në Kuvendin e Shqipërisë ku pasdite deputetët e opozitës së qendrës së djathtë të kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha i vunë flakën karrigeve në shkallët kryesore në hyrje të sallës.

Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur interesin tonë personal, por interesin publik. Nëse ata që e bëjnë këtë janë të burgosur, atëherë asgjë nuk ka më kuptim”, deklaroi kreu i PD-së Gazment Bardhi, duke iu referuar dënimit me një vit burg  të zëvendësit të tij Ervin Salianji.

NË VIDEO GJITHÇKA NDODHI PASDITEN E DJESHME NË KUVENDIN E SHQIPËRISË